U gjet i mbytur në det dhe me dëmtime në kokë, identifikohet i riu

Shqipëria

U gjet i mbytur në det dhe me dëmtime në kokë, identifikohet i riu

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:12
Ilustrim

Është identifikuar i riu që u gjet i mbytur një ditë më parë në Vlorë, në bregdetin e Zvërnecit.

Sipas “Report tv”, viktima është identifikuar si Sokol Shytre, 22-vjeç, nga Fieri, banues në Tiranë.

Pas ekspertizës mjekoligjore, të riut iu konstatuan disa hematoma në kokë, duke ngritur dyshimet se ndaj tij është ushtruar dhunë, para se të hidhej në det.

Ende nuk dihen rrethanat e mbytjes së të riut, ndërsa vijojnë hetimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat