Kërkoni bashkëshortin ideal? Ja çfarë duhet të bëni!

Life style

Kërkoni bashkëshortin ideal? Ja çfarë duhet të bëni!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 22:58
Ilustrim

Niseni punën nga vetja!

Ata që janë në kërkim të bashkëshortit ideal, le të shohin se sa idealë janë vetë. Ja disa kritere: Bashkëshorti nuk është një bartës i shqetësimeve të tjetrit, por shoku me të cilin ndani çdo moment të jetës. Nëse i keni kaluar të tridhjetat dhe nuk lëshoni aspak pe për sa u përket pretendimeve që keni, është shumë e vështirë të gjeni njeriun ideal. Ne nuk e dimë nëse të rinjtë e gjejnë apo jo bashkëshortin ideal, por kemi përmbledhur në 10 pika, tiparet dhe veçoritë e bashkëshortit ideal.

Pikësëpari, një bashkëshort ideal është një mik dhe shok i mirë. Duke biseduar për orë të tëra me bashkëshorten, arrin të krijojë një atmosferë të këndshme. Ndjen interes për të gjitha gjërat për të cilat bashkëshortja është e interesuar. Bashkëshorti nuk është bartës i shqetësimeve të tjetrit, por është shoku me të cilin ndan gëzimet dhe hidhërimet. Nuk i ngelet hatri për çdo gjë si një fëmijë i llastuar. Ai nuk është si një frut i hidhur dhe djegës, por, si një frut i pjekur. Është i ndjeshëm, i sjellshëm dhe i mirëkuptueshëm. Tema që e shqetëson bashkëshorten është si një zonë e minuar për të dhe përpiqet të qëndrojë sa më larg.

Nuk është pesimist dhe i vlerëson ngjarjet me një sy pozitiv. Me fjalën e ëmbël dhe buzëqeshjen e tij, i dhuron bashkëshortes lumturi dhe forcë për të ecur përpara. Dashuria, përkujdesja dhe fjalët e bukura nuk zëvendësohen as me miliona dollarë. Ai i cili është bujar në fjalë të bukura, është koprrac në fjalët ofenduese dhe të shëmtuara. E pranon bashkëshorten ashtu siç është dhe nuk përpiqet ta ndryshojë. Nuk e krahason atë me të tjerët. Largohet nga fjalët fyese, të cilat mund t’i dëmtojnë besimin në vetvete. Si një natë e errët mbulon të gjitha gabimet e bashkëshortes dhe nuk ua transmeton të tjerëve.

Në vend të grindjes dhe diskutimeve të ashpra, kthehet në një mburojë durimi. Në vend të ndërhyrjes në çdo fjalë e veprim dhe cenimit të personalitetit me kritika, ai preferon respektin dhe nderimin. E di shumë mirë që kritikat zbehin dashurinë. Merr mendimin e bashkëshortes në punët që do të bëjë dhe e pyet: “Unë mendoj kështu, çfarë mendimi ke ti?” Është i butë, i këndshëm, tolerant, i mirëkuptueshëm dhe optimist. Lumturohet, pa pritur që bashkëshortja ta bëjë të lumtur atë.

Nuk e kalon jetën në pritje të diçkaje. Duke e konsideruar bashkëshorten si pema e lumturisë, nuk pret që ajo të japë gjithnjë frute lumturie. Sillet sipas karakterit dhe temperamentit të bashkëshortes. Nuk qesh kur ajo qan dhe nuk qan kur ajo qesh. Respekton të afërmit dhe familjen e bashkëshortes. Përballë të mirave të bëra nga bashkëshortja, nuk tregohet kritikues, por falënderues. Duke bërë shkak gjëra si pasuria, bukuria, zgjuarsia, fisnikëria, nuk bëhet si një shqiponjë që vëzhgon nga lart bashkëshorten, por si një papagall që qëndron në supin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat