Rama programon mandatin e katërt? "S'ka kohë për pushim", drejt finalizimit ‘Shqipëria 2030’

Shqipëria

Rama programon mandatin e katërt? "S'ka kohë për pushim", drejt finalizimit ‘Shqipëria 2030’

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 12:29
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama garon në këto zgjedhje për mandatin e tretë, por në programin që po harton PS, vizioni shkon më tej.

Kreu i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Programi i PS për zgjedhjet e 25 prillit është drejt finalizimit.

Rama shkruan se programi i PS-së do të jetë i shtrirë në kohë, për një Shqipëri të vitit 2030, ndërsa slogani i selisë rozë është “Ska kohë për pushim!”.

"Drejt finalizimit të vizionit Shqipëria 2030 dhe planit të veprimit 2021-2025", shkruan Rama.

Teksa dita e zgjedhjeve po afron, PD prej disa ditësh ka vijuar me prezantimin e programit të saj, ndërsa PS nuk e ka shpalosur ende në detaje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat