Fico: Kujdes, po qarkullon mutacioni i ri i Covid

Shqipëria

Fico: Kujdes, po qarkullon mutacioni i ri i Covid

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:09
Albana Fico

Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico bëri një bilanc të situatës në vend. Fico theksoi se ka rritje të të prekurve në grupmoshat 15-34 vjeç.

“Mesatarja e rasteve ditore ka shkuar në 1080, pavarësisht numrit të rritur të testimeve, kemi një rritje të moshave nga 15-34 vjeç.

Shpejtësia me të cilin po përhapet infeksioni, dhe të dhënat që kemi nga ISHP na tregojnë se kemi mundësinë e qarkullimit të mutacionit të ri të Covid.

Duhet të jemi të qartë se respektimi i masave, puna online, mësimi përmes internetit dhe të gjitha masat e tjera të nevojshme.

Mosha mesatare e shtrimeve në spital është ulur. Aktualisht 77 për qind e kapaciteteve janë të zënë, ndërkohë në shërbimin e reanimacionit janë 34 për qind e kapaciteteve të zëna”, deklaroi Fico.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat