Mali i Zi/ Iu kapën 500 kg marijuanë, arrestohen 24 persona! Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria

Shqipëria

Mali i Zi/ Iu kapën 500 kg marijuanë, arrestohen 24 persona! Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 20:28
Ilustrim

24 persona janë arrestuar në Malin e Zi si pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.

Sipas mediave malazeze, ky grup kriminal trafikonin lëndë narkotike që transportoheshin nga Shqipëria, kalonin drejt Malit të Zi dhe më pas dërgoheshin drejt vendeve të Ballkanit dhe Europës.

Gjatë operacionit të koduar “Kurthi”, policia fqinje ka sekuestruar një sasi prej 500 kg kanabis.

I njëjti grup akuzohet për trafikimin e 2.6 ton kanabis, një ngjarje e ndodhur disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat