Përmirësohet moti por Durrësi vazhdon të jetë i përmbytur

Shqipëria

Përmirësohet moti por Durrësi vazhdon të jetë i përmbytur

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Disa akse rrugore në qytetin bregdetar vijojnë të jenë problematike për këmbësorët dhe automjetet.

Edhe pse ka kaluar mesdita dhe reshjet e shiut kanë pushuar, në disa akse rrugore të qytetit bregdetar të Durrësit situata është problematike. Më kritike shfaqet situata në lagjet 18,17 dhe 12.

Njëkohësisht rrëshqitje ka pasur edhe sot në Kodër Vilë.

Në zonën e Currilave janë raportuar probleme serioze, me rrëshqitjen e dheut nga kodra aty pranë, duke penguar qarkullimin e mjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat