Kryemadhi takim me këshilltarin e Mitsotakis, transparencë për detin dhe njohje të Kosovës

Shqipëria

Kryemadhi takim me këshilltarin e Mitsotakis, transparencë për detin dhe njohje të Kosovës

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur sot në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të Partisë Demokracia e Re, njëkohësisht deputet i Parlamentit grek dhe Këshilltar i Kryeministrit Mitsotakis, Anastasios (Tasos) Chatzivasileiou.

Burime nga LSI bëjnë të ditur se, gjatë takimit, Kryemadhi vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Duke vlerësuar mbështetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, Kryetarja e LSI-së shprehu qëndrimin e LSI-së se marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen duke u bazuar te transparenca dhe mirëbesimi, si themel për një marrëdhënie partneriteti që kontributon për paqe, siguri dhe prosperitet në rajon.

Kryemadhi vlerësoi gjithashtu respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve. Gjatë takimit ajo nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të realizuar me transparencë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat