Mjeku kardiolog: Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim?

Shqipëria

Mjeku kardiolog: Profesor Pipero paska shkuar në Itali për kurim?

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:44
Pëllumb Pipero

Në media ka patur raportime se mjeku Pëllumb Pipero ka shkuar në Itali për kurim pas infektimit me COVID.

Për rastin ka reaguar edhe mjeku kardiolog Petrit Vargu. Teksa i uron shërim të shpejtë Piperos,

Vargu ironizon kolegët e tij, ndoshta mes tyre edhe vetë Piperon, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.

Vargu u kërkon të gjithë atyre që të tregohen të kujdesshëm me atë që i thonë publikut, pasi pasojat e Covid kanë treguar se janë të panjohura dhe të pabesa. Kardiologu shton më tej se jo të gjithë e kanë mundësinë që të dërgohen jashtë vendit kur gjendja e tyre rëndohet, dhe thumbon se mesataret e fakultetit mund të fshihen, por jo protokollet e mjekimit.

Image
Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat