Ambasadorja Yuri Kim infektohet me Covid-19

Shqipëria

Ambasadorja Yuri Kim infektohet me Covid-19

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:37
Yuri Kim

Ambasadorja e SHB, Yuri Kim ka dalë pozitive me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë ambasadorja në Twitter.

‘Miq më duhet të ju bëj të ditur se jam testuar pozitive me Covid-19. Unë do ti vazhdoj ti kryej detyrat e mia, në karantinimin që do të bëj në shtëpi për ditët në vijim.

Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!’, shkruan ambasadorja Kim në mesazhin e saj në Twitter.

Një ditë më parë ambasadorja ishte në një vizitë në Durrës, ku zhvilloi takime të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat