Arrestimi i gjyqtares së Krujës/ Yuri Kim zbulon telefonatën me kreun e SPAK

Shqipëria

Arrestimi i gjyqtares së Krujës/ Yuri Kim zbulon telefonatën me kreun e SPAK

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:10
Yuri Kim

Pas arrestimit të gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe disa pjesëtarëve të tjerë të Gjykatës së Krujës, ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vlerësuar punën e SPAK.

“U takova një vit më parë me Arban Krajën”, shkruan Kim.

“E telefonova sot dhe e falënderova dhe e inkurajova për hetimet, arrestimet dhe dënimet e fundit të SPAK.

Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e lehtë, e shpejtë, ose e përkryer, por po i shohim tani rezultatet. Të ecim përpara bashkë, hap pas hapi”, shkruan ajo në një postim në “Twitter”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat