Në gjyq edhe mjeku i QSUT-së, duhet të justifikojë paratë që iu gjetën

Shqipëria

Në gjyq edhe mjeku i QSUT-së, duhet të justifikojë paratë që iu gjetën

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 20:51
Evdin Prifti

Para gjykatës së posaçme të shtunën pritet të paraqitet edhe mjeku kardiokirurg Evdin Prifti, në banesën dhe zyrën e të cilit gjatë kontrolleve u sekuestruan 250 mijë euro dhe 16 milionë lekë.

Ndaj mjekut gjykata ka vendosur më herët masën e sigurisë pezullim nga detyra, por burimet nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion bëjnë me dije se pozita e tij ligjore mund të rëndohet.

Veç përgjimeve që zotëron prokuroria, shefi i pavijonit të kardiologjisë, duhet të provojë edhe origjinën e parave që iu sekuestruan një natë më parë. 

Rasti i tij u zbulua rastësisht gjatë hetimit të korrupsionit në gjykatën e Krujës, teksa krye sekretarja që ishte nën përgjim, i kërkoi mjekut të ndërhynte për operimin e së ëmës kundrejt parave që ai kishte kërkuar.

Euronews Albania kërkoi të pasqyronte edhe qëndrimin e mjekut Edvin Prifti, por ai kishte ndërprere të gjithë komunikimet sot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat