Gazetari: Gjyqtarja e arrestuar po bëhej gati të lironte ‘të fortin’ e rrugës së Kavajës

Shqipëria

Gazetari: Gjyqtarja e arrestuar po bëhej gati të lironte ‘të fortin’ e rrugës së Kavajës

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:30
Foto ilustrim

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha po përgatiste një tjetër lirim të bujshëm. Bëhet fjalë për lirimin e ‘të fortit’ të rrugës së Kavajës Genc Ferhati.

Gazetari Elton Qyno bënë me dije se Genc Ferhati u tërhoq nga kërkesa për lirimin pasi cështja i ra për gjykim një tjetër magjistrateje.

Po ashtu një “udhëtim” për në burgun e Fushë Krujës prej kohësh e planifikonte edhe kapobanda i Çolës, Myrteza Çaushi, i njohur si “Zani”. Mesa duket rruga drejt lirisë kalonte nga Fushë Kruja. Edhe Çaushi vetëm pak muaj më parë, nga Drenova, kërkoi lirimin e tij me kusht me pretendimin se ka fëmijë për të rritur, por u tërhoq vetë dhe krejt papritur.

Për të mos e çuar dëm procesin ligjor të nisur, në vend të lirisë, Çaushi kërkoi që t’i përllogaritej saktë dënimi, në mënyrë që më pas të mos ketë probleme për plotësimin e kushteve për lirim. Por me prangosjen e gjyqtares Hoxha, duket se shpresat e kokave të botës së krimit që dikur kanë operuar në vend, janë prerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat