Përmbytjet në Shkodër, Bardh Spahia: Rama vijon të hesht, pasojat i vuajnë qytetarët

Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër, Bardh Spahia: Rama vijon të hesht, pasojat i vuajnë qytetarët

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 08:07
Bardh Spahia

Ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia e ka cilësuar çnjerëzore dhe arrogante sjelljen e kryeministri Rama duke thënë se nuk po bënë asgjë për situatën e përmbytjeve në Shkodër. Spahia tha se nga përmbytjet janë prekur familje, blegtori e të mbjella por që për të Rama vijon të heshtë, ndërsa thekson se përgjigjen më të mirë ai do e marrë më 25 prill.

“Këto ishin pamjet e Shkodrës edhe sot! Edi Rama vazhdon të heshtë e të mos veprojë! Këtë situatë në Shkodër e shohin të gjithë, e provojnë në kurriz ata që janë prekur nga përmbytjet, me familje, blegtori e të mbjella, të majtë, të djathtë e pa ndjeshmëri politike. Kjo pamje u dëshmon se kurrë më parë nuk janë braktisur në mënyrë kaq arrogante e c’njerëzore nga një kryeministër.

Dhe këtë akt të paprecedent po e bën Edi Rama, që do përballet me këta qytetarë më 25 Prill! Braktisja e Shkodrës do i kthehet mbrapsht në mënyrë shembullore! 25Prill ShqipëriaFiton”, shkruan Spahia.

Përmbytjet në Shkodër janë problematike ku në total janë 137 shtëpi të rrethuara nga uji dhe 4,050 hektarë tokë janë nën ujë. Rruga në Obot vijon të mbetet e bllokuar, ndërsa uji deri në 150 cm lartësi. Gjithashtu Xhamia e Plumbit në Shkodër është zhytur në ujë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat