Alibeaj ngre dyshime/ Të hetohet kush i dërgoi të burgosurit e rrezikshëm në dorën e Enkelejda Hoxhës!

Shqipëria

Alibeaj ngre dyshime/ Të hetohet kush i dërgoi të burgosurit e rrezikshëm në dorën e Enkelejda Hoxhës!

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:46
Enkelejd Aliebaj

Ish deputeti demorkate Enkelejd Aliebaj dhe deputetja socialiste Vasilika Hysi kanë debatura lidhur me arrestimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha .

Sipas Alibeajt, arrestimi i gjyqtares është më shumë ‘show’ politik dhe juridik. Ai nënvizon faktin se si të gjithë të dënuarit që u liruan nga Enkelejda Hoxha, transferoheshin në burgun e Fushë-Krujës për t’u gjykuar më pas nga ajo.

Alibeaj thekson se kjo duhet ta çojë hetimin më tej në drejtorinë e burgjeve të cilët janë përgjegjës për këto kalime, si dhe në Ministrinë e Drejtësisë që është përgjegjës për drejtorinë e burgjeve.

“Thyerja më e madhe e logjikës në drejtësi është kërkesa e hetimit nga Ministrja e Drejtësisë. Duhet të ishte ILD që kur prej 9 muajsh kjo gjyqtare liroi 3 emra të krimit. ILD ka 9 muaj që nuk ka mundur ta shkarkojë që të mos vinte çështja deri këtu. Ky është problem i madh i reformës. Duket që është një shoë politik dhe juridik se sa një performancë nga sistemi i drejtësisë. Kjo gjyqtare ka liruar nga burgu disa koka të krimit. Si ka mundësi që këta kriminel gjejnë një spirale dhe shkojnë në dorën e kësaj gjyqtare? Kush i çoi në burgun e Fushë-Krujës? Është pjesë e drejtorisë e burgjeve që është në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, që ka të drejtën për t’i liruar.
Shumë mirë që është kapur kjo gjyqtare, por a do shkojë kjo çështje deri tek drejtori i burgjeve, a do shkojë deri tek Ministria e Drejtësisë që është përgjegjëse kryesore. Unë them që është është vetëm një tentativë për të treguar se nga njëra anë reforma po funksionon dhe nga ana tjetër të godasë korrupsionin qeveritar”, tha Alibeaj në në emisionin ‘Pa Protokoll’ .

Deputetja e PS-së, Vasilika Hysi shprehet se kjo çështje tashmë i takon SPAK-ut dhe se politika vetëm duhet ta mbështesë procesin deri në fund. Ajo thotë se reforma në drejtësi është produkt i mazhorancës pasi ka qenë dhe në programin e tyre elektoral.

“Kjo është një çështje në hetim, është SPAK që e ka për detyrë. Ajo që duhet të bëjmë, është ta mbështesim. Kemi për detyrë të garantojmë buxhet, burime njerëzore dhe infrastrukturë ne si politikë. Ne kemi punë për t’i siguruar të gjitha. Po, kjo reformë është produkt i yni pasi e kemi pasur në program. Mua nuk më vjen mirë që sulmohet kaq shumë reforma në drejtësi. Sulmohet kjo reformë në këtë kohë që duhet ta mbështesim reformën. Ne që jemi në politikë, duhet ta mbështesim” – tha Hysi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat