Meta: Bashkëbisedim me rektorë dhe profesorë të universiteteve për vështirësitë e mësimit online

Shqipëria

Meta: Bashkëbisedim me rektorë dhe profesorë të universiteteve për vështirësitë e mësimit online

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 11:55
Meta: Bashkëbisedim me rektorë dhe profesorë të universiteteve për vështirësitë e mësimit online

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim online me përfaqësues të qeverise, rektorë dhe profesorë të universiteteve publike.

Në fokus të bisedës kanë qenë vështirësitë që hasin nga kushtet e pandemisë gjatë zhvillimit të mësimit online.

Ai thotë se ka mirëpritur kërkesën e studentëve në auditor për të dhënë provimet si dhe kushtet që duhen krijuar për zhvillimin e mësimit.

“I njohur, nga takimet e mia periodike me studentët, me vështirësitë dhe problemet e shumta, që hasin gjatë procesit mësimor në kushtet e pandemisë, thirra në një bashkëbisedim online përfaqësues të Qeverisë, rektorë dhe profesorë të Universiteteve Publike në vend.

Është tepër e rëndësishme, t’u garantohet studentëve zhvillimi i praktikave mësimore dhe laboratorike, të shtohen investimet e domosdoshme në teknologji e pajisje dhe t’u krijohen të gjitha kushtet për të patur akses të plotë në internet, me tarifa të ulta, gjatë kësaj periudhe të vështirë.

I mirëpritur vendimi për të pranuar kërkesën e studentëve dhe rektorëve për të dhënë provimet në auditore dhe për të zgjatur sezonin e provimeve.” shkruan Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat