Burg për gjyqtaren Hoxha, Avokati: Ajo që quhet “armike e popullit” është “nënë e 2 fëmijëve”

Shqipëria

Burg për gjyqtaren Hoxha, Avokati: Ajo që quhet “armike e popullit” është “nënë e 2 fëmijëve”

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:30
Seanca mbahet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë.

Gjyqtarja e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha mbetet në burg. Ky është vendimi që dha gjyqtarja e GJKKO, konfirmoi avokati Ardian Visha ndërsa e quajti të padrejtë vendimin e masës së sigurisë.

“I duhet të kujdeset për fëmijët dhe babanë e sëmurë” Avokati kërkon lirimin nga qilia të gjyqtares Hoxha

Edhe pse është etiketuar si ‘armike e popullit” është  është një nënë e vetme që rrit fëmijët”

Gjyqtarja e Krujës Enkeleda Hoxha është paraqitur sot (13 shkurt) para togave të zeza rreth orës 10 të paradites e shoqëruar nga forcat e rendit.

Seanca mbahet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë.

Së bashki me gazetarët procesin e ka ndjekur dhe babai i saj, i cili  ka deklaruar se vajza e tij është kërcënuar për të dhënë disa vendime.

Sipas Bejlul Hoxhës gjyqtarja ka kërkuar prej 19 vjetësh transferim pikërisht për këtë arsye.

“Vajza ime Enkeleida bëri 19 vjet atje. Kush gjyqtar ka ndejtur në detyrë 19 vjet.”

I ati u shpreh se sasia e parave të gjetura në shtëpinë e gjykatësë është e justifikuar përmes dokumentave.

“Ajo nuk ka dorë. 19 mijë dollarë janë të firmës së ndërtimit dhe të mbarojë hallet e babait të saj me parkinson”

Përpara gjykatës së Posaçme ndodhej këtë të shtunë edhe vajza e mitur e Enkelejdës e cila deklaron se mamaja e saj ka qenë e detyruar për të liruar të dënuarit.

Ajo shton më se e ëma nuk ka shfaqur shqetësime gjatë kësaj kohe.

“I duhet të kujdeset për fëmijët dhe babanë e sëmurë”

Ora 11:44 Avokati i gjyqtares Enkeleida Hoxha, Ardian Visha kërkon një masë sigurie më të butë pasi ajo duhet të kujdeset për dy fëmijët dhe babanë e saj të sëmurë.

Ora 09: 59 Del në gjykatë gjyqtarja Hoxha: Vajza dhe i ati shkojnë ta mbështesin

Sot mbahet masa e sigurisë për Gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku dhe 8 personat e tjerë të arrestuar për organizimin e skemës së lirimit të të denuarve  kundrejt përfitimeve.

Ata u arrestuan në datën 11 shkurt 2021 pasi sipas SPAK kishin organizuar “një skemë e mirëfilltë kriminale” sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. “

Për ta mbështetur kanë shkuar edhe e bija dhe babai i saj.

Në gjykatë do paraqiten sot edhe Edvin Prifti mjeku kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe dy infermieret.

Seanca mbahet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë.

Kush del sot në seancë dhe për çfarë akuzohen

1- Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

2- Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

3- Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

4- Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

5- Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

6- Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

7 – Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

8- Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

9- Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

10- Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Pena.

11–Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj tij është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, I dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike”

12-Trëndafile Frangu, infermiere në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj saj është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

13-Migena Skënderi, masë sigurie detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. E dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”

Gjyqtarja Hoxha ka firmosur lirimin nga burgu të anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Po ashtu edhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari si dhe Ilir Pajës, të cilit i kishte mbetur mbi një vit dënim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat