Meta për zgjedhjet e 25 prillit: Meritojmë demokraci

Shqipëria

Meta për zgjedhjet e 25 prillit: Meritojmë demokraci

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:29
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ndodhet aktualisht në Sarandë nga ku ka folur për mediat edhe lidhur me zgjedhjet e 25 prillit.

Ai deklaroi se populli shqiptar me të drejtën e votës do të vendosë për Shqipërinë.

“Qytetarët t’i ndëshkojnë me votë të gjithë ata që përpiqen të blejnë vota. Ne jemi popull që meriton demokraci. Nëse do të ketë tentativa për manipulim, Presidenti jua ka bërë të qartë që të heqin dorë nga këto ëndrra”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij Meta u ndal edhe tek çështja e detit për të cilën tha se ka qenë gjithmonë për zgjidhje të drejtë dhe Kushtetuese.

“Kjo çështje duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë në mënyrë transparente”, tha Meta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat