'Radio Tiranës kërkojnë t'i bëjnë gropën e ta bëjnë pallat'/ Këlliçi: Armiku nr. 1 i Tiranës është Veliaj

Shqipëria

'Radio Tiranës kërkojnë t'i bëjnë gropën e ta bëjnë pallat'/ Këlliçi: Armiku nr. 1 i Tiranës është Veliaj

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 17:18
Belind Këlliçi

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka kujtuar ‘Ditën Botërore të Radios’, duke rikthyer në memorje transmetimin e parë të Radio Tiranës në 28.XI.1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë.

Duke kujtuar kushëririn e tij Skifter Këlliçin, si komentatorin e parë të Rubrikës Sportive, kreu FRPD-së ka akuzuar Veliajn se ka lejuar qëllimisht degradimin e godinës së Radio Tiranës, për ti bërë gropën e ta bëjë pallat.

‘Armiku nr. 1 i Tiranës është Erion Veliaj. Po i bën Tiranës atë që nuk guxuan t'ia bëjnë pushtuesit e çdo kohe’, shkruan Këlliçi në Facebook.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Sot është Dita Botërore e Radios.

Në vendin tonë Radio Tirana i nisi transmetimet më 28.XI.1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Në ditën kur Shqipëria po pushtohej nga Italia fashiste, më 7 Prill 1939, Radio Tirana bëri jehonë të madhe me thirrjen drejtuar popullit shqiptar që të ngrihej kundër pushtimit. Radio Tirana për shumë vite ishte e vetmja masmedia që mbajti gjallë gjuhën letrare shqipe, në periudhat e errëta të analfabetizmit, luftës dhe çensurës diktatoriale.

Më lejoni të përkujtoj me respekt kushëririn tim Skifter Këlliçi, komentatorin e Rubrikës Sportive, si i pari program që transmetonte drejtpërdrejt ngjarjet sportive të kohës në Radio Tirana. Për fatin e tij të keq, Këlliçi u përndoq politikisht dhe u largua nga transmetimi.

Godina e Radio Tiranës mbahet ende në këmbë si një gjigand kulture që i reziston injorancës së betonit. Kërkojnë t'i bëjnë gropën e ta bëjnë pallat!!! Dihet kush, Erion Betoni, Mr. 20% i cili për para është gati të zhdukë gjithashtu Teatrin e Kukullave dhe Bibliotekën Kombëtare që lihen qëllimisht të degradojnë. Edhe pse ka një ligj që përcakton distancën nga monumentet e kulturës, shumëkatëshi i është ngjitur Sahatit dhe xhamisë për t'i marrë frymën.

Armiku nr. 1 i Tiranës është Erion Veliaj. Po i bën Tiranës atë që nuk guxuan t'ia bëjnë pushtuesit e çdo kohe.

Më 25 Prill bashkë sjellim ndryshimin e madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat