Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim takoi Oerd Bylykbashin, dreka në Durrës

Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim takoi Oerd Bylykbashin, dreka në Durrës

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Yuri Kim

Gjatë vizitës në Durrës, dy ditë më parë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, mësohet se ka zhvilluar një takim me anëtarin e kryesisë së PD, Oerd Bylykbashi.

Diplomatja amerikane dhe Bylykbashi janë parë duke drekuar në një prej restoranteve të qytetit bregdetar.

Nuk dihet për çfarë çështjesh kanë biseduar ambasadorja Yuri Kim dhe politikani demokrat, por Oerd Bylykbashi është njeriu që ka hartuar ligjin e dekriminalizimit, reformën zgjedhore dhe ka udhëhequr reformën kushtetuese në drejtësi në emër të PD: çështje këto që kanë marrë vëmendjen e diplomates amerikane veçanërisht gjatë javëve të fundit.

Prej disa javësh, ambasadorja Yuri Kim u ka bërë apel partive tu ofrojnë zgjedhësve kandidatët më të mirë e të pastrojnë listat nga personat e korruptuar e me rekorde kriminale.

Ligji i dekriminalizimit përbën një prej reformave më të mëdha të viteve të fundit, i cili u iniciua nga Partia Demokratike dhe sanksionon se çdo person me rekorde kriminale nuk mund të zgjidhet në parlament apo pushtet lokale, e nuk mund të punojë në administratën shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat