Rritet niveli i dëborës në Korçë/ Ja 7 akset ku kalohet me zinxhirë

Shqipëria

Rritet niveli i dëborës në Korçë/ Ja 7 akset ku kalohet me zinxhirë

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 19:30
Foto ilustrim

Reshjet e dëborës në qarkun e Korçës vijojnë prej mëngjesit të sotëm teksa në Dardhë, Voskopojë e Mokër niveli arrin mbi 40 centimetër.

Aktualisht janë 7 akse ku kalohet me zinxhirë:

Qafëthanë-Pogradec-Plloçë me zinxhirë

Qafë Plloçë-Korçë me zinxhirë.

Korçë-Kapshticë me zinxhirë

Korçë-Dardhë me zinxhirë

Korçë-Voskopojë me zinxhirë

Korçë-Dogana Goricë me zinxhirë

Korçë-Qafë Qarr-Ersekë me zinxhirë.

Ndërkohë në Panarit dëbora ka arritur deri në 1.5 metër, kurse në fshatin Shtyllë të Vithkuqit 70 centimetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat