Reshjet e dëborës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare, nga sot deri të hënën

Shqipëria

Reshjet e dëborës, Balluku: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të rënda në akset kombëtare, nga sot deri të hënën

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 20:32
Belinda Balluku

Duke folur nga zona e Urës së Milotit, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi se nga ora 20:00 e kësaj të shtune, deri në orën 08:00 të së hënës do të bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në akset kombëtare.

“Situata e ekstreme e motit kerkon vemendje nga te gjithe. Duhen evituar qarkullimet e panevojshme ne akset kombetare nga  drejtuesit e automjeteve dhe te perdoren zinxhiret ne ato zona ku kerkohen per arsye sigurie 

Duke nisur nga sot ne oren 20.00 deri te henen ne oren 08.00 do te ndalohet qarkullimi I automjeteve te tonazhit te rende per shkak te bllokimit qe krijojne per borepastrueset.

I bejme thirrje per mirekuptim dhe bashkepunim te gjithe drejtuesve te automjeteve dhe I sigurojme se po punohet pa pushim ne cdo aks te goditur nga moti extrem.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat