Dështim total i qeverisë, Dibra e bllokuar nga dëbora

Shqipëria

Dështim total i qeverisë, Dibra e bllokuar nga dëbora

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 09:07
Ilustrim

Reshjet e dendura të dëborës kanë vijuar gjatë gjithë natës duke bllokuar shumicën e rrugëve të Dibrës. Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.

Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.

Burimet bëjnë me dije se të bllokuar nga reshjet e borës janë aksi Ura e Çerenecit- Librazhd dhe Peshkopi – Qafë Draj – Kukës është i bllokuar.

Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së forte dhe pranbisë së deborë në rrugë.

Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative tl Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme .

Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike. 

Ndërkohë asnjë lloj angazhimi i strukturave shtetërore për të përballuar situatan nuk duket.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat