Kryemadhi në Korçë: Tre km e bëmë për 1 orë e gjysmë

Shqipëria

Kryemadhi në Korçë: Tre km e bëmë për 1 orë e gjysmë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 11:09
Monika Kryemadhi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi thotë se qeveria i la qytetarët në mëshirë të fatit.

Gjatë një takimi me të rinj në Korçë, ajo u shpreh se qytetarët hasën vështirësi të mëdha për të shkuar në shtëpitë e tyre gjatë pasdites së djeshme.

Kryemadhi: Edhe pse vështirësitë e kohës, ne prapë ja ku jemi. Falënderoj Petrikën që na krijoi këtë mundësi, jemi mbledhur prapë bashkërisht. Kafen e mëngjesit e kemi nisur që në orën 8 e gjysmë, por pas një peripecie dhe sakrifice shumë të madhe arritëm të takoheshim. Rrugët shumë të bllokuara, mundësia e lëvizjes shumë e vogël.

Në Korçë ndihesh mirë edhe me këtë dëborë kaq të madhe, me këtë peisazh kaq të bukur dhe kaq të pastër, brenda saj ka një zjarr të jashtëzakonshëm, i ndryshimit. Unë dje deri në orët e vona isha në Maliq, shpi më shpi dhe ajo që më bënte përshtypje ishte se nje njerëzit ndiheshin të harruar, sepse mendonin se njeri nuk i takon, bora do i bllokojë rrugët, do e kenë shumë të vështirë për të lëvizur, por do shikojmë që nuk do të ketë vëmendjen fare ndaj nesh, nuk do të ketë ndihma, ushqime, ndihma për ndonjë të sëmurë etj. Në fakt dje kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me një shokun tim, Nikolin Shtjefni i cili donte të ikte në shtëpi, por ka ngelur me orë të tëra në rrugën nacionale të Lezhës.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Qafë Thanë e në të gjitha rrugët. Në këtu jemi për të biseduar se pavarësisht vështirësive që kemi gjatë gjithë kohës, qoftë ju që jeni studentë me provime, maturantët që kanë provimet, ne që merremi me fushata, jemi të gjithë në një pikë të përbashkët, për të sensibilizuar njerëzit shpi më shpi, për ti dërguar në 25 prill në kutitëve e votimit. Nuk na ndal asgjë, bora na jep frymëzim.

Më shumë ju falënderoj juve, vajzave e djemve të rinj të Korçës, pasi duam që çdo gjë të shkojë në duart tuaja. Kur po vinim këtu rrugës pamë se si një njeri i lidhur me qeverinë, me kryetarin e bashkisë ka futur edhe pemët brenda. Ka bllokuar trotuarin, unë skam parë pemë të futur brenda në lokal. Ndodh edhe në Tiranë, ku Rama përballë ambasadës Amerikane një pallati i ka dhënë trotuarin dhe kalimtarët duhet të ngjisin shkallët që të ngjiten lart në pallat dhe më pas të kalojnë në anën tjetër të trotuarit. Absurditeti i keqqeverisjes.

Kjo qeverisjes, indiferenca jonë ka bërë që jo vetëm në arrogancë, por të kalojë në uzurpim të të drejtave të qytetarëve, prandaj edhe jam shumë e lumtur që shikoj sot listat e zgjedhësve mbi tavolinë. Para se të nismim bashkëbisedimin vërtetë evidentimi që keni bërë me votuesit për herë të parë, shokët, fqinjët, etj., është një punë e mrekullueshme dhe ne e kemi nisur në të gjithë Shqipërinë sepse LSI rritet në çdo prag zgjedhje për shkak të votuesve për herë të parë, të cilët janë votuesit më të konsoliduar. Kthehemi në identitetin tonë, për të përfaqësuar të rinjtë dhe të rejat dhe ajo që mendoj unë që është shumë e rëndësishme është që ne ti bëjmë jo bllokadë, por të eliminojmë çdo lloj barriere që krijon hapësira dhe mundësi jo vetëm të vendimmarrjes. Unë besoj te të rinjtë dhe të reja, fuqia jonë si LSI qëndron tek të rinjtë.

Ne jo pa qëllim kemi zgjedhur Petrikën për qytetin e Korçës, sepse përveç se është djalë i lindur dhe i rritur në Korçë, është edhe një njeri i identifikuar me kulturën dhe traditën e Korçës. Do të dëshiroja që në mandatin tjetër ne të mos kishim vetëm Petrikën, por të kishim të gjithë djemtë dhe vajzat nga Korça, nga Maliqi, Kolonja, Pogradeci, në mënyrë të tillë që ta drejtoni ju. Të mos drejtohet më nga oligarkë që janë më 4 klasë shkollë dhe janë oligarkë të emërtuar me paratë e buxhetit të shtetit, që më pas vijnë dhe drejtojnë jetën tuaj.

Kur po vija rrugës, pyeta kush e ka administrimin e qytetit për të pastruar rrugët. Sepse që të vish për 3 km dhe ta bësh për 1 orë e gjysmë është e tmerrshme. Pra këtu merren paratë, ju paguani taksa pastrimi, taksë gjelbërimi, paguani taksat e biznesit dhe kur vjen puna kompania që ka fituar tenderin përdor mjetet e bashkisë, merr paratë e bashkisë dhe prapë nuk e pastron. Dhe më e tmerrshmja ishte që pamë në mëngjes më Endritin, në vend që përfaqësuesit e bashkisë të dilnin dhe të thonin që ne po punojmë, po mundohemi e po marrim nga një lopatë që të pastrojmë rrugën, kishte postuar foto që i bënte reklamë biznesit të vet. Promovimi i biznesit është shumë i mirë, por promovo njëherë hallet dhe problemet që ka qyteti, për t’i zgjidhur çfarë kanë qytetarët, pastaj promovo bizneset e tua private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat