‘Vendi është nën ujë’, Basha: Rama bën vetëm propagandë

Shqipëria

‘Vendi është nën ujë’, Basha: Rama bën vetëm propagandë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 13:53
Lulzim Basha dhe Edi Rama

Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë Edi Rama se nuk ka mbajtur asnjë premtim të bërë në vitin 2013. Basha tha se vendi është sot sërish nën ujë dhe njerëzit po jetojnë ende në çadra ndërsa Rama nga ana tjetër bën vetëm propagandë.

Ai u shpreh se me Ramë Shqipëria ka ngecur në baltë, por shtoi se kjo do të ndryshojë me datë 25 Prill.

“Tani ka filluar të thotë premtime të tjera. E gjithë kjo do të ishte për t’u gajasur nëse gjithë kjo nuk do binte mbi xhepat e shqiptarëve”.

“Prej disa muajsh unë po punoj me ekspertë të huaj. Vendi është nën ujë sërish. Njerëzit po jetojnë në çadra. Çfarë bën qeveria për të shmangur pasojat që bien mbi qytetarët. Çfarë bën Edi Rama? Vetëm propagandë. Çfarë bëri kur nisën përmbytjet? Vetëm propagandën. Ka bërë të vetmen gjë që di të bëjë. Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë. Më 25 Prill Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, tha Basha.

Të dashur shqiptarë,

Vendi ynë është nën ujë. Sërish.

Rrugët janë bllokuar. Sërish.

Njerëzit po jetojnë në çadra. Ende.

Gra e fëmijë po vuajnë të ftohtin.

Katastrofa natyrore kanë ndodhur këto kohë dhe gjithmonë do të ndodhin.

Pyetja e vetme që shtrohet është: ç'po bëhet për të shmangur sa më shpejt e sa më mirë pasojat që i vuajnë qytetarët?

Çfarë bën Edi Rama sa herë njerezit kanë nevojë për ndihmën e shtetit?

Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Rama pasi ra tërmeti? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri Eama kur nisi pandemia? Vetëm propagandë!

Çfarë bëri pasi nisën përmbytjet? Vetëm propagandë!

Ku është Rama ku shumica e vendit është e bllokuar?

Rama po bën atë që di të bëjë më mirë: vetëm propagandë!

Me Ramën Shqipëria ka ngecur në baltë, dhe ka ardhur koha që ta nxjerrim atë nga balta.

Më 25 prill Rama do të humbë dhe do të fitojë Shqipëria!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat