Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humbë jetën një person

Shqipëria

Aksident në rrugën Gostivar-Kërçovë, humbë jetën një person

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Një person nga Kërçova ka vdekur ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga.

Sipas SPB-Tetovë aksidenti ka ndodhur pas mesnate në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të urës së Novo Sellës, ku makina e tipit “BMW” me targa të Zvicrës, që po drejtohej nga 54-vjeçari M.S. ka humbur kontrollin.

“Në aksident M.S. ka ndërruar jetë në vendngjarje. Vdekja është konstatuar nga mjeku i Ndihmës së Shpejtë, ndërsa bashkudhëtarja N.S. (52) dhe bashkudhëtari Q.A. (52_, nga Kërçova kanë marrë lëndime të rënda trupore, pas çka janë transportuar në Spitalin e Gostivarit `Ferid Murat`, informojnë nga SPB-Tetovë.

MPB njofton se trupi i të ndjerit M.S. është dorëzuar për obduksion

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat