Moti i keq bllokon qytetarët në Qafë-Thanë/ Kita: Kemi mbi 2 orë në të ftohtë! Nuk e dimë çfarë ka ndodhur

Shqipëria

Moti i keq bllokon qytetarët në Qafë-Thanë/ Kita: Kemi mbi 2 orë në të ftohtë! Nuk e dimë çfarë ka ndodhur

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 16:23
Foto ilustrim

Dhjetëra qytetarë janë bllokuar në doganën e Qafë-Thanës, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.

Ndër qytetaret e bllokuara është edhe aktorja e mirënjohur, Zamira Kita, e cila ka shpjeguar situatën aktuale në Qafë Thanë. Ajo shprehet se njerëzit kanë dy orë që presin dhe uron që gjendja të ketë zgjidhje.

“Kemi gati 2 orë që jemi këtu në Doganën shqiptare, për të dalë nga Maqedonia e Veriut dhe për të hyrë në Shqipëri. Rruga andej ishte e pastruar, por ka një problem nga dogana deri në aksin nacional. Këto janë thashethemet nga qytetarët, por nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Kemi më shumë se dy orë që jemi këtu, por nuk e dimë se çfarë ka ndodhur.

Mbase autoritetet po punojnë ku është problemi, se nuk e dimë. Por, dy orë në këtë të ftohtë, është shumë e vështirë për njerëzit që gjenden këtu. Këtu fryn shumë erë dhe bie pak borë.  Dua të bëj apel, që kjo gjendje urojmë të mbarojë sa më shpejt, të ketë zgjidhje”, tha Kita për Neës24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat