Basha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, ja çfarë do diskutohet

Shqipëria

Basha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, ja çfarë do diskutohet

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:07
Lulzim Basha

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu, drejtuesit e PD në qarqe.

Në takim janë thirrur drejtuesit politikë në qarqe dhe 7 të deleguarit në Tiranë.

Burimet janë shprehur se gjatë këtij takimi do të diskutohet për javën që është mbyllur, problematikat që janë hasur dhe që janë denoncuar nga qytetarët.

Gjithashtu Basha pritet të japë edhe porositë e reja për drejtuesit politikë në qarqe, ndërsa do kërkojë që ata të jenë më pranë njerëzve.

Në këtë takim do të diskutohet për situatën qark pas qarku, sidomos pas problemeve të fundit të motit dhe bllokimit të mijëra qytetarëve nëpër rrugët e vendit, për shkak të dështimit të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat