Profil/ Kush është mjeku që synon të përfaqësojë Pogradecin në Parlament

Shqipëria

Profil/ Kush është mjeku që synon të përfaqësojë Pogradecin në Parlament

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Gentian Çala

Lëvizja Socialiste për Integrim shpall edhe kandidatin e saj të dytë për deputet në Qarkun e Korçës.

Bëhet fjalë për mjekun nga Pogradecin, njëherazi kreu i LSI në këtë qytet, Dr. Gentian Çala, personalitet me shumë reputacion në qytetin liqenor.

Në një takim me të rinj, votues për herë të parë në Pogradec, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi njoftoi se mjeku Çala do të jetë kandidat për deputet në listën e LSI-së për Qarkun Korçë.

Por kush është mjeku që synon të përfaqësojë Pogradecin në Parlament?

Dr. Gentian Çala ka lindur në Elbasan në vitin 1972. Arsimin fillor e ka kryer në këtë qytet, kurse arsimin e mesëm në Shkolllën e Mesme të Përgjithshme “Muharrem Çollaku” në Pogradec.

Është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme në vitin 1995 në Universitetin e Tiranës.

Ka shërbyer si Mjek i Familjes nga viti 1996-1999 në Njësinë Administrative Proptisht. Në vitin 1999 ka qenë mjek i kampit të refugjatëve të luftës së Kosovës në Posjkë Pogradec.

Në vitet 2000-2003 ka kryer specializimin në degën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjatë vitit 2002 ka kryer një pjesë të specializimit në Qendrën Spitalore Universitare të St. Etienit në Francë.

Nga viti 2004 deri në vitin 2010 ka pasur disa detyra në kuadër të Klinikës së Psikiatrisë dhe të Qendrës Klinike Universitare të Prishitinës duke drejtuar fillimisht Repartin e Urgjencës dhe të Kujdesit Psikiatrik dhe më pas Klinikën Universitare të Psikiatrisë. Në kuadër të kësaj qendre spitalore dhe universitare Dr. Çala ka qenë anëtar dhe më pas Drejtues i Komiterit Etiko-Profesional të QKUk-së dhe drejtues i Task Forcës për Cilësi të Shërbimeve.

Në fund të vitit 2010 kthehet në qytetin e tij, ku punon si Mjek Psikiatēr në Shërbimin Spitalor Pogradec. Në vitet 2013-2017 ka qenë drejtor i Shërbimit Spitalor Pogradec, ku punon aktualish si mjek Psikiatër në Poliklinikën e Specialistëve.

Dr.Çala ka qenë sekretar dhe anëtar kryesie i disa shoqatave profesionale si Lidhja e Psikiatrisë Shqiptare, Asociacioni i Psikiatërve të Kosovës dhe i Shoqatës Shqiptare të Psikiatrisë.

Në fund të vitit 2011, Dr.Çala ka aderuar në LSI, ku ka mbajtur postin e N/kryetarit në vitet 2012-2015, kurse më pas dhe deri më tani ka qenë drejtues i degës së LSI-së të Bashkisë Pogradec, ndërsa nga viti 2016 ka qenë anëtar i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së.

Dr. Gentian Çala është i martuar me zonjën Gelantina dhe ka dy fēmijë.

Gjithë aktivitetit të tij profesional apo jashtë tij, Dr. Gentian Çala është shquar për integritetin, aftësitë organizative dhe përkushtimin ndaj detyrave që ka patur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat