Dhjetëra kamionë 48 orë pritje në Kakavijë, sot nis lëvizja

Shqipëria

Dhjetëra kamionë 48 orë pritje në Kakavijë, sot nis lëvizja

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Pas dhjetra orë pritjeje pala greke ka dhënë leje për lëvizjen e dhjetra mjeteve të tonazhit të rëndë të cilët kishin mbetur në anën tjetër të kufirit në Kakavijë.

Policia greke lëshoi urdhër dje se nuk lejonte lëvizjen e kamionëve për shkak të kushteve të vështira të motit. Kjo ka krijuar kaos edhe mes autoriteteve greke.

Sot me përmirësimin e motit autoritetet lejuan lëvizjen e kamionëve.

Kamionët qëndruan të bllokuar që prej pasdites së djeshme ndërkohë do të lejohej qarkullimi i auto veturave vetëm me zinxhirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat