Sanatoriumi mbyll dyert, do të pranohen të rinj vetëm nëse vdes apo shërohet dikush

Shqipëria

Sanatoriumi mbyll dyert, do të pranohen të rinj vetëm nëse vdes apo shërohet dikush

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Situata e Covid në vendin tonë duket se ditë pas dite po vështirësohet për shkak të shifrave të larta të të infektuarve ditorë dhe rritjes së numrit të shtrimeve në spitalet Covid.

Bëhet me dije se për shkak të mbushjes së kapaciteteve, spitali Covid 2, do të mbyllë dyert dhe nuk do të pranojë asnjë pacient të ri të infektuar me koronavirus.

Ndër të tjera mësohet se në spital do të pranohen pacientë të tjerë vetëm nëse humb jetën ndonjë nga të shtruarit ose shërohet dikush.

Kujtojmë se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë infektuar me Covid 1088 raste të reja dhe 12 humbje jetë.

Ndërkohë deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid në vendin tonë ka shkuar në  93,075 pacientë mes të cilëve kanë humbur jetën 1555 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat