Rruga në Qafë-Thanë u hap/ Qindra persona kishin mbetur në brenda makinave nga bllokimi prej dëborës

Shqipëria

Rruga në Qafë-Thanë u hap/ Qindra persona kishin mbetur në brenda makinave nga bllokimi prej dëborës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Foto

Në pamjet që do të shihni në video është një nga disa automjetet që kanë mbetur të bllokuara në borë.

Një ditë me parë, drejtuesit e tyre i braktisën ëpr shkak të temperaturave të ulëta, pasi nuk mund të lëviznin dot dhe u kthyen mbrapa, me mjete të tjera, pa mundur të shkojnë në Maqedoni.

Bllokimi i ketyre mjeteve detyroi dhjetëra e qindra qytetare te tjerë te qëndronin te bllokuar për rreth 15 ore. U desh zhvendosja e këtyre automjeteve me krahë nga qytetaret, qe rruga te mund te hapej.

Në pikën e kalimit kufitar te Qafe Thanes kamionët dhe maunet qe përdoren per transport, e kane te vështire qarkullimin, po ashtu edhe lëvizja e tyre behet ne numër te vogel, për shkak sepse mund te bllokojnë rrugën. Te bllokuara qendrojne edhe korsite e rrugës, per shkak te mungesës se nje borepastrueseje, e cila erdhi vetëm këtë te hëne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat