Jorida Tabaku u shpjegon bizneseve programin e PD: Problemi kryesor është nxitja e konsumit

Shqipëria

Jorida Tabaku u shpjegon bizneseve programin e PD: Problemi kryesor është nxitja e konsumit

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:26
Jorida Tabaku

Ish-deputetja e PD Jorida Tabaku u takua me biznese në zonën e Brrylit në Tiranë, ku u njoh nga afër me shqetësimet e tyre.

Ata i thanë Tabakut se ka rënë konsumi i produkteve bazë. Madje sipas tyre kriza e thellë ka prekur edhe bukën.

Tabaku iu shpjegoi bizneseve se programi i propozuar nga PD synon pikërisht shpëtimin e ekonomisë, që siç tha ajo Rama e ka çuar drejt humnerës.

“Ne kemi punuar për të nxitur një program për biznesin. Por problemi kryesor është nxitja e konsumit është shpërndarja e pasurisë është vlerësimi i punës është ajo që ju ngriheni në mëngjes herët edhe mbyllni ditën edhe nuk i mbuloni dot shpenzimet. Ne kemi hartuar një program për biznesin që ka në qendër familjen edhe biznesin e vogël. Po nuk qe mirë ti nuk është mirë ekonomia. Ky është problemi

Me 26 prill do të fillojmë që të krijojmë një qeveri për njerëzit. Gjëra normale të vogla që ndryshojnë jetën tënde. Ne kemi menduar një plan që ka në qendër biznesin familjar. Pasi ekonomia nuk është mirë sepse nuk ka konsum, nuk ka prodhim dhe nuk qarkullon. Sepse këtu jepen vetëm tendera dhe koncesione edhe ky është problemi kryesor”, – tha Tabaku gjatë takimeve me bizneset në zonën e Brrylit në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat