Pandemia ndikoi edhe në jetën familjare të kreut të opozitës

Shqipëria

Pandemia ndikoi edhe në jetën familjare të kreut të opozitës

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 19:04
Lulzim Basha

Pandemia ka ndikuar edhe në jetën e kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

Gjatë një interviste për “Panorama”, kreu demokrat thotë se bashkëshortja e tij kalon më shumë kohë në shtëpi dhe për pasojë gatuan vetë, duke ndarë disa nga këto çaste në rrjetet sociale.

-Ndoshta edhe për shkak të pandemisë, por vërehet një qasje tjetër juaja në raport me rrjetet sociale. Marrëdhënia juaj me “Facebook”-un, “Instagram”-in kohët e fundit është komentuar në studio televizive edhe si një sfidë e juaja ndaj Kryeministrit Rama edhe në këtë aspekt. A druheni se Rama do t’jua kthejë sfidën me një program angazhimesh?

Basha: Është e vërtetë që pandemia na ka ndryshuar jetën të gjithëve. Tani që Aurela kalon më shumë kohë në shtëpi dhe gatuan vetë, i ndan këto çaste familjare në rrjet. Dhe kështu ka zbuluar këtë hobi timin në kuzhinë. Unë kam ikur që i ri jashtë me studime dhe nga jeta kam mësuar të gatuaj ndër vite, aq sa tani, kur gjej kohë, kur kthehem nga puna edhe vonë, jo vetëm që nuk lodhem, por relaksohem kur përgatis diçka të shpejtë për darkë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat