Rudina Hajdari shfaqet duke përgatitur kaçkavall në baxho

Shqipëria

Rudina Hajdari shfaqet duke përgatitur kaçkavall në baxho

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:30
Rudina Hajdari shfaqet duke përgatitur kaçkavall në baxho

Deputetja Rudina Hajdari ka qenë sot në Gramsh ku ka ndihmuar disa gra për përgatitjen e djathit kaçkavall në një baxho.

Hajdari thekson se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë. Sipas saj, e ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë.

“Sot në Gramsh pata kënaqësinë të ndihmoja zonjat e nderuara për përgatitjen e djathit kaçkavall në një nga baxhot më cilësore që ka Shqipëria.
Nuk do lodhem së përsërituri se këto janë modelet që duhet të promovojmë e ndihmojmë të lulëzojnë.
Biznese të ndershme, të cilat ndihmojnë zonën duke mbledhur qumështin e i shërbejnë qytetarëve produktin më të mirë. Shteti duhet të jetë shërbëtor i tyre e jo i krimit të organizuar. E ardhmja i takon njerëzve të ndershëm e punëtorë”, shkruan Hajdari.

Kujtojmë se disa ditë më parë Hajdari u shfaq në një treg në Elbasan duke shitur fruta perime me tregtarët e asaj zone.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat