Grida Duma: Kam respekt, por nuk e admiroj Albin Kurtin. Jam antipopulizmit

Shqipëria

Grida Duma: Kam respekt, por nuk e admiroj Albin Kurtin. Jam antipopulizmit

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 18:03
Grida Duma

Një fitore e thellë ishte ajo e Albin Kurtit në Kosovë, ndërkohë që edhe politika në Tiranë e përshëndeti këtë.

Ndër ata ishte edhe kreu i PD Lulzim Basha, por çfarë e lidh këtë të fundit me një majtist si Albin Kurti?

Grida Duma e cila ishte e ftuara e sotme në Top Talk, tha se : Përtej programit të tyre të majtë, le të kuptojmë që sot politika po shkon drejt figurës së individit, pra sa integritet ka përfaqësimi partiak në individ, në personalitet në njerëz që dinë të ndërtojnë një rrugë të respektueshme.

Por a do ta merrte Grida Duma si referencë, Albin Kurtin, si një lider ndoshta në rastin e PD?

“Lideri i PD është Lulzim Basha. Unë kam respekt, por nuk kam admirim për Albin Kurtin. Në mënyrën time, unë do isha për një qasje që i thërret njeriut, jo turmës”, tha ajo në Top Talk.

Denis Dyrnjaja: Pra jeni antipopuliste?

Grida Duma: Padyshim që po, sepse besoj që turma është një shumatore individësh, nuk është një njësh tufë. Pra admirim për verbin populist nuk mund të them që kam. Admirim për çdo individ që mban qëndrimin e tij dhe vazhdon qëndrimin e tij , kam respekt, edhe figurat kundërshtare kur dinë të kenë integritet me qëndrimin e vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat