Ndahet nga jeta mjeku i njohur neurolog, Ali Kuqo

Shqipëria

Ndahet nga jeta mjeku i njohur neurolog, Ali Kuqo

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:42
Ali Kuqo

Një tjetër mjek ka ndërruar jetën ditën e sotme. Bëhet me dije se është ndarë nga jeta mjeku neurolog Ali Kuqo.

Kuqo u nda nga jeta në moshën 84-vjeçare dhe është ishte një nga neurologët më të mirënjohur shqiptarë, nga Tirana.

Largimi i tij nga jeta la pas shumë dhimbje te familjarët dhe gjithë të dashurit dhe tek ata që e kanë njohur. Mësohet se Ali Kuqo është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije edhe Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë.

'Me dhimbje te thelle Urdhri i Mjekeve te Shqiperise njofton humbjen e Dr.Ali Kuqo, mjek i njohur Neurolog ne Tirane. Urdhri i Mjekeve te Shqiperise shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, kolegeve dhe te afermeve te tij.I paharuar qofte kujtimi i Tij!'- shkruhet në postimin e Urdhrit të Mjekëve të Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat