Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, Kikia: S’mundet ai të vendosë çmimin e zemrës

Shqipëria

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti, Kikia: S’mundet ai të vendosë çmimin e zemrës

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 21:53
Mentor Kikia

Arrestimi i mjekut Edvin Prifti pas përgjimeve të SPAK dhe gjetjes së 250 mijë euro dhe 16 mln lekë cash në shtëpi e zyrë ka sjellë një reagim të madh në të gjithë vendin.

Gazetari Mentor Kikia tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se mjeku ka dy dimensione atë profesional dhe atë human, ku në dimensionin profesional prifti futej në elitën e mjekëve, por në atë human ai nuk merrte asnjë pikë. Kikia tha në mënyrë të revoltuar se ai nuk mund të vendoste çmimin e zemrës në një punë në shtet.

“Duhet parë çështja në kontekst dhe në raport me ligjin. Duhet të shkojë një mjek në burg, një mësues në burg, një gjykatës një prokuror një kryeministër bashkë me presidentin. Do të doja që të ndajmë dy gjëra, korrupsioni në shëndetësi. Një mjek nuk është thjesht një inxhinier, një mjek ka dy dimensione atë profesional që Prifti është në elitën e mjekësisë shqiptare dhe në dimensionin human ai nuk ka asnjë gen. Sepse njeriu që ka dalë nga përgjimet që ka paguar mjekun për të operuar nënën ai ka marrë borxh për të paguar tek mjeku. Nisur nga denoncimet ka rezultuar që njerëzit kanë shkuar të marrin kredi. S’mundet ai të vejë çmimin e zemrës, të shkojë të hapë një spital private e t’ia vejë”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat