Arrestimi i mjekut, Berisha: Urrejtje e Ramës për një zë ndryshe, foli me objektivitet për Covid-19

Shqipëria

Arrestimi i mjekut, Berisha: Urrejtje e Ramës për një zë ndryshe, foli me objektivitet për Covid-19

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 22:15
Sali Berisha

Mjeku kardiokirurg Edvin Prifti, tashmë nën masën e sigurisë “arrest me burg”, pati kurajon të fliste me objektivitet për Covid-19.

Kjo është arsyeja, sipas ish kryeministrit Sali Berisha, pse doktori i QSUT ndodhet tashmë pas hekurave.

I ftuar në “Tempora”, Berisha bëri edhe një paralelelizëm me publikimin e përgjimeve të Antimafias italiane, për herë të parë në Ora News, duke ngritur pyetjen: cila është më e rëndë, mafia e Gallos që merrte kulla dhe koncesione në Shqipëri apo rasti i mjekut në fjalë?

Sali Berisha: Cila është më e rëndë? Interceptimi i mafies së Gallos, që do të paguante 20% dhe do merrte koncesione te Edi Rama dhe Erion Veliaj apo të një sekretareje që nuk e pagova se do paguaja doktorin? Vetëm kaq! Një dokument që vjen nga Italia. I verifikuar dhe certifikuar nga prokurori më i mire i Republikës italiane, që është Grattieri. Çfarë tha Edi Rama? Edi Rama tha se, ai Gallo nuk pati sukses dhe e mbylli dyqanin në një kohë kur kishte qenë në Ministrinë e Jashtme klienti kryesor i Gallos.

Gallo kishte lidhje direkte me 20%-shin e kullave, të cilat i japin vetëm dy persona. Kullat i jep Edi Rama dhe Erion Veliaj, Shqiptar tjetër nuk ka që jep kulla.

Kush i jep PPP-të Sonila? I jep Edi Rama. A mund të më thoni atëherë pse unë të mos e marr linçim? Sepse, ti e gjete me para, çfarë rreziku paraqiste Edvin Prifti po të ndiqej dhe ti vërtetohej akuza i lirë? Ishte urrejtja e Edi Ramës për një zë ndryshe. Sepse siç pushoi nga puna Ilir Allkjan ju qep edhe këtij, që për hir të së vërtetës, pat kurajon të flasë për Covid-in me objektivitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat