Theu karantinën dhe doli nëpër qytet me makinë, arrestohet 43-vjeçari

Shqipëria

Theu karantinën dhe doli nëpër qytet me makinë, arrestohet 43-vjeçari

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 11:22
Ilustrim

Një 43-vjeçar është arrestuar në Mat, pasi theu karantinën, duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye dhe në gjendje të dehur.

Sipas policisë, në pranga ka rënë 43-vjeçari me inicialet S.M., i cili pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masë 0.63 mg/l.

Ai u arrestua për  veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe duke qenë në shkelje të Aktit Normativ, iu bllokua leja e drejtimit dhe qarkullimit.

Njoftimi:

Mat

Theu orarin e karantinës, duke lëvizur me automjet pa ndonjë arsye dhe në gjendje të dehur, arrestohet  në flagrancë nga Policia.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat në bashkëpunim me shërbimet e policisë Rrugore, në vijim të punës për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, në qytetin e Burrelit kanë konstatuar një automjet që qarkullonte jashtë fashës orare të lejuar.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga shtetasi S.M., i cili lëvizte pa ndonjë arsye të domosdoshme,  dhe  pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masë 0.63 mg/l.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. M., 43 vjeç, banues në Burrel, për  veprën penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, si dhe duke qenë në shkelje të Aktit Normativ, u mor masë plotësuese për bllokim të lejes së drejtimit dhe të qarkullimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë  Mat, për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat