Spitalet e Shkodrës e Durrësit nisin trajtimin e të infektuarve, vaksinohen 100 bluza të bardha

Shqipëria

Spitalet e Shkodrës e Durrësit nisin trajtimin e të infektuarve, vaksinohen 100 bluza të bardha

Më: 17 shkurt 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

“Kjo është një prej dhomave të Spitalit rajonal të Shkodrës, në një prej pavijoneve të kthyera covid. 90 shtretër është kapaciteti i pritjeve në këtë institucion shëndetësor, për përballimin e situatave të Covid-19. Aktualisht në Spitalin Rajonal të Shkodrës ndodhen të shtruar 8 pacientët e parë që po trajtohen nga bluzat e bardha.”

Nga 8 pacientë, një është i ardhur si rast i referuar prej mjekëve të Pukës, ndërsa të gjithë janë mosha të thyera e me Covid të shkallës së dytë dhe të tretë thotë drejtori i spitalit Ardian Dajti.

“Trajtohen  në repartin Infektiv prej mjekëve të kualifikuar infeksionistë”, thotë Ardian Dajti, drejtor i spitalit.

Kapacitetet thuhet se janë për të trajtuar çdo pasi 3 pavijonet Covid funksionojnë sipas protokolleve të miratuara.

Megjithatë në koordinim me autoritetet shëndetësore, për komplikacione specifike, mund të bëhet dërgimi në Tiranë.

“Stafi është i mjaftueshëm, aparaturat janë të mjaftueshme për ti shërbyer të gjithë niveleve të sëmundjes.”

Gjatë të mërkurës në Shkodër ka vijuar dita e dytë e vaksinimit, ku edhe 100 bluza të bardha mjek e infermier të spitalit Shkodër, si dhe Pukë e Lezhë kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Është një proces që do të zgjasë diku te rreth 1 muaj. Pas kësaj do të vazhdojë popullata në moshën mbi 75 vjeç“, ka thënë Xheni Halili, drejtoreshë e kujdesit shëndetësor.

Fluks pacientësh me koronavirus ose të dyshuar të prekur është shënuar edhe pranë pavijonit Covid në Spitalin e Durrësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat