“Jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik nuk mjafton”- Rama publikon këto pamje dhe ka një përgjigje për kritikët

Shqipëria

“Jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik nuk mjafton”- Rama publikon këto pamje dhe ka një përgjigje për kritikët

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamjet nga Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, për t’i dhënë përgjigje kritikëve të sistemit shëndetësor dhe të menaxhimit të situatës së pandemisë.

Rama thotë se nëse pandemia do të kishte ndodhur vetëm 7 vite më parë, “a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?”.

Ndërsa arsyen pse PS-së i duhet mandati i tretë qeverisës, Rama e shpjegon kështu: “Sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!”

POSTIMI I PLOTE

Po sikur të kishte sulmuar virusi para 7 vjetësh kur spitalet ishin deri edhe në këtë derexhe apo sikur largoqoftë edhe ne të kishim qenë si ata të para 7 vjetëve dhe të na kishte gjetur me ato farë spitalesh, a e imagjinoni dot se çfarë qameti do ishte bërë apo jo?

Ky është Spitali i Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan dhe besoj s’ka nevojë për koment, pavarësisht se kush nuk do të shikojë s’ka shans ta shohë ndryshimin (s’ka më qorr se ai që i ka sytë top, po mëndjen tapë!), por do të vazhdojë avazin se sot është më keq se dje!

Jo, sot spitalet nuk kanë asnjë krahasim me dje, por unë jam i pari që e di se ky ndryshim fantastik i infrastrukturës nuk mjafton, sepse duhet ta kryejmë deri në fund edhe ndryshimin që kemi nisur këto vite në organizimin e bluzave të bardha, menaxhimin e tyre, cilësinë morale e jo vetëm profesionale të shërbimit, duke pastruar deri në fund abuzuesit e batakçinjtë nga radhët e atyre bluzave!
Prandaj na duhet Mandati i Tretë?

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat