“Meta po shpërdoron funksionin në favor të partisë që administrohet nga e shoqja”/ Rama: Vjen në Vlorë fshehurazi natën, me makinë pa protokoll

Shqipëria

“Meta po shpërdoron funksionin në favor të partisë që administrohet nga e shoqja”/ Rama: Vjen në Vlorë fshehurazi natën, me makinë pa protokoll

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 11:59
Edi Rama dhe Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama thumboi presidentin Ilir Meta teksa u ndal duke folur për gazetarët në Vlorë para nisjes së procesit të vaksinimit.

Rama tha se Meta ka kohë që nuk është më president dhe shpërdoron detyrën në favor të partisë që administrohet formalisht nga e shoqja.

“Presidenti ka kohë që nuk është më president. Është thjeshtë një shpërdorues i detyrës së presidentit në favor të ndërmarrjes që administrohet formalisht nga e shoqja.

 E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën. Shfaqet në makina që nuk janë në protokollin përkatës, Në këto kushte duhet ta mirëkuptoni të gjithë që i duket si katastrofë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat