Drejtori i Spitalit flet pas denoncimeve të familjarëve: Ja si qëndron e vërteta

Shqipëria

Drejtori i Spitalit flet pas denoncimeve të familjarëve: Ja si qëndron e vërteta

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:17
Ardian Dajti

Pas denoncimeve të familjarëve se pacientëve me Covid në Spitalin e Shkodrës u mungon oksigjeni, ka reaguar drejtori i këtij institucioni Ardian Dajti, që hodhi poshtë pretendimet.

Në një prononcim për mediat, Dajti tha se të 90 shtretërit që ka spitali i Shkodrës janë të pajisur me oksigjen, ndërkohë që trendi i rasteve që kërkojnë ndihmë është pothuajse i njëjtë.

“Absolutisht atë pretendim të familjarëve duhet ta hedh poshtë me mirësjellje, sepse mundet të ketë keqkuptime sepse nuk janë të fushës që ta kuptojnë. Këtu aparaturat, te të 90 shtretërit janë të oksigjenit të instaluar. Më para se të fillonte kjo situate ne kemi investuar dhe kemi vendosur priza oksigjeni edhe te shërbimi i Pneumologjisë, i cili nuk do merret direkt me rastet e Covid-it, por do merret me rastet e post-Covid-it. Them që deri më tani janë të mjaftueshme, sepse fillohet me oksigjenime të lira, dhe mandej kalohet me oksigjenimet me presion deri në rastet ekstremisht të rënda që përfundojnë në intubim”, u shpreh Dajti.

I pyetur nëse është rritur kërkesa për shtrime ai tha se “ka prej atyre që nuk mund ti marrin mjekimet në shtëpi edhe kërkojnë ndihmë nga spitali. Por trendi për rastet që kërkojnë ndihmë në spital është pothuajse e njëjtë. Dje kam pasur në urgjencë 55 raste, nga këto 12 kanë kërkuar ndihmë për sëmundjen e Covid-it”.

Dje “Panorama” publikoi denoncimin e qytetarit Lekë Staka që u ankua se xhaxhait të tij i kanë hequr aparaturat me pretendimin se është stabilizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat