Kakavija në grevë/ Mbi 100 kamionë presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë

Shqipëria

Kakavija në grevë/ Mbi 100 kamionë presin në radhë për të kaluar drejt Greqisë

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 12:56
Ilustrim

Radhë të gjata kamionësh për të kaluar drejt Greqisë janë krijuar në Kakavijë, pas mbylljes së doganës grekë për 24 orë.

Pas përfundimit në orën 7 të grevës së punonjësve të doganës greke, është krijuar një radhë prej 2 km e gjatë maunesh të cilat duan të shkojnë drejt Greqisë. Mësohet se mbi 100 kamionë janë në radhë për të kaluar.

Autoritetet e policisë greke njoftuan dy ditë më parë policinë shqiptare në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës për grevën që do të niste nga punonjësit e doganës greke. Ndërprerja e punës nga pala greke nisi prej orës 7 të mëngjesit me orën greke, ose ora 6 me orën lokale në Shqipëri deri në mëngjesin e orës 7 të ditës së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat