Një 62 vjeçar nga Greqia vdes nga koronavirusi, sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Shqipëri

Shqipëria

Një 62 vjeçar nga Greqia vdes nga koronavirusi, sapo ishte kthyer nga një udhëtim në Shqipëri

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar në ishullin Kos, ka humbur jetën i infektuar nga koronavirusi pas disa ditësh në intubim. Lajmi konfirmohet nga shefi i spitalit Kos, Stamatis Vassiliadis.

Sipas informacioneve të para nga Sky Rodos, 62 vjeçari kishte udhëtuar kohët e fundit në Shqipëri, dhe u shtrua në spital pasi kishte shfaqur simptoma të forta.

Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor dhe infermierëve të spitalit të Kos, ai fatkeqësisht ndërroi jetë. Në fakt, ka edhe 2 raste pozitive nga anëtar të familjes së të ndjerit.

Vassiliadis në deklaratat e tij në Vima të Kos tha se dëshiron që ishulli mos të ketë më raste të tilla të rënda dhe i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat