Pas korçarëve edhe vlonjatët do fitojnë nga 10 mijë euro në muaj, thotë Rama

Shqipëria

Pas korçarëve edhe vlonjatët do fitojnë nga 10 mijë euro në muaj, thotë Rama

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Edi Rama

Ashtu si në Korçë edhe në Vlorë, sipas Edi Ramës të rinjtë do të fitojnë nga 10 mijë euro në muaj.  

Rama m ga Vlora foli sot për transformimin e një karabinaje të vjetër në qytet e për ta kthyer atë në një qendër inovacioni dixhital për të rinjtë.

Rama u shpreh se të rinjtë nga Vlora do të kenë mundësi të fitojnë nga 1 mijë Euro deri në 10 mijë euro në bazë të aftësive të tyre pa qenë nevoja të largohen nga vendi dhe me vetëm një kompjuter.

‘Me Vlorën kemi një aset fantastik që mund të transformohet dhe t’u japim mundësi të rinjve që të kenë akses tek ky aktivitet me procese ultrainovative trajnimi, e aktorë që i kemi në kontakt dhe të hyjmë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbimeve globale online që u japin mundësinë që pa lëvizur fare nga vendi, pa lëvizur nga Vlora të jenë të punësuar në treguan global me kompjuterin e tyre dhe mund të kenë paga që shkojnë nga 1 mijë Euro në ditën e parë deri në 5, 6, 9,10 (mijë Euro) në varësi nga aftësia dhe nga kapaciteti i shërbimeve që kryjnë. Kjo është e ardhmja dhe për një pjesë të konsiderueshme e atyre që sot janë 14 deri në 19 vjeç në sensin e punësimit’, tha sot Edi Rama në Vlorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat