Rama: Meta nuk është president, ka kohë që është në shërbim të LSI

Shqipëria

Rama: Meta nuk është president, ka kohë që është në shërbim të LSI

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:30
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama nga Vlora ka sulmuar Presidentin Ilir Meta, pas deklaratave të bëra prej tij, se qeveria nuk ka asnjë plan për vaksinimin.

Lideri i mazhorancës u tregua i ashpër me kreun e shtetit, duke thënë se ai prej kohësh e ka humbur funksionin tij zyrtar.

“E mirëkuptoj se vjen në Vlorë natën, e shkon lart e poshtë natën, shfaqet makina pa protokollin përkatës. I duket Shqipëria bosh sepse takon pak njerëz që mbështesin dhe besojnë tek LSI. Përdor postin në favor të ndërmarrjes së LSI, për partinë që administrohet nga e shoqja. Ka kohë që nuk është President.”

Rama ka vijuar me tej, duke e akuzuar presidentin se nuk po zbaton rregullat anti-Covid. Një ditë më parë, Meta kritikoi ashpër qeverinë, që sipas tij nuk po e menaxhonte dot situatën e rënduar të pandemisë. Madje kreu i shtetit tha se nëse nuk ndërhyhet në kohë, vendi mund të shkojë drejt një katastrofe kombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat