Rama u premton të rinjve: 1 deri në 10 mijë euro rrogë pa u larguar nga Shqipëria

Shqipëria

Rama u premton të rinjve: 1 deri në 10 mijë euro rrogë pa u larguar nga Shqipëria

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:40
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama u ka bërë një premtim të madh qytetarëve të Vlorës, gjatë inspektimeve në Muzeun Hebraik.

Kryeministri ka deklaruar se kjo qendër do t’i ofrojë shumë mundësi të rinjve, të cilët pa lëvizur nga Vlora do mund të punojnë në tregun global dhe të përfitojnë nga 1 deri në 10 mijë euro fitime.

"Kjo do të kthehet në objekt publik dhe do të jetë një qendër e cila do të ketë disa komponentë.

Një nga komponentët kryesorë do të jetë qendra për të gjithë proceset e IT për të rinjtë, në mënyrë që ta krijojmë rrjetin dhe bërthamën e nisur në Tiranë me Tumon, me Korçën që ka avancuar për ta pasur këtë qendër për të rinjtë tek biblioteka e re.

Me Vlorën kemi një aset fantastik këtu që mund të transformohet dhe t’i japim mundësi të rinjve të kenë akses në këtë aktivitet, me procese ultra inovative trajnimi me aktorë që i kemi në kontakt, dhe të hyjnë në botën e kodimit dhe të gjithë shërbimeve globale online.

Që u japin mundësinë që pa lëvizur fare nga vendi të jenë të punësuar në tregun global, dhe të mund të kenë paga që shkojnë nga 1 mijë euro në ditën e parë në 5, 10, në varësi nga aftësia dhe kapaciteti i shërbimeve që kryejnë.

Kjo është e ardhmja në fakt, e atyre që sot janë 15, 16, 19-vjeç në sensin e punësimit", tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat