Meta: Të hetohet pse spitalet nuk kanë pajisjset e nevojshme mjekësore

Shqipëria

Meta: Të hetohet pse spitalet nuk kanë pajisjset e nevojshme mjekësore

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:40
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta reagoi pas ndarjes nga jeta të shtetasit Rifat Lalo në spitalin Infektiv. Për vdekjen e tij, dy vajzat e tij denoncuan se ishte lënë në karrige, pa marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Nisur nga ky rast, kreu i shtetit kërkoi nga organet ligjzbatuese të hetojnë pse nuk janë në dispozicion pajisjet e duhura mjekësore për trajtimin e qytetarëve.

“Të humbasësh babain dhe të mos lihesh i qetë t`i japësh lamtumirën, se të duhet të përballesh me presionin dhe marrjet në pyetje të Policisë së Shtetit, është një qasje edhe më e tmerrshme çnjerëzore, një formë e re e dhunimit të çdo lloj norme morale dhe të drejtash të njeriut, që nuk mund të tolerohen në një shtet demokratik. Në vazhdën e ngjarjeve, që janë bërë publike mbi trajtimin e të infektuarve me COVID-19 në ambientet spitalore, edhe pretendimi më i vogël, duhet të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjshmëri, me objektivitet e paanshmëri nga organi i Prokurorisë, por jo nga Policia e Shtetit, që i bëj thirrje të mos keqpërdoret. Organet ligjzbatuese, duhet të hetojnë pse spitalet nuk kanë pajisjet e nevojshme mjekësore, pse kontratat koncesionare të diagnostifikimit në shëndetësi nuk u shfrytëzuan për përballimin e pandemisë, si janë realizuar të gjitha tenderimet sekrete ose jo në shëndetësi dhe pse Ministria e Shëndetësisë e Qeveria nuk kanë ndërmarrë veprime konkrete për blerjen e pajisjeve jetëshpëtuese ECMO, për të ulur nivelin e vdekshmërisë të të sëmurëve, që intubohen.”

Ilir Meta shtoi në reagimin e tij në rrjetet sociale se institucionet shtetërore nuk duhet të cenojnë dinjitetin dhe personalitetin njerëzor. Sipas presidentit, kush ka një sjellje tjetër, do të ndëshkohet më 25 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat