Korrupsioni në shëndetësi, mjeku shqiptar në Spanjë: Problemi nuk është tek pagat e ulëta

Shqipëria

Korrupsioni në shëndetësi, mjeku shqiptar në Spanjë: Problemi nuk është tek pagat e ulëta

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 23:29
Kita Sallabanda

Korrupsioni në shëndetësi ka qenë gjithmonë një çështje shumë e ndjeshme në Shqipëri por asnjëherë nuk është adresuar siç duhet për t'i dhënë zgjidhje. 

Mjeku neurokirurg Kita Sallabanda, që jeton dhe punon në Spanjë thotë se e ka pritur me trishtim arrestimin e kolegut të tij, Edvin Prifti.

Z. Sallabanda thekson se fenomeni i mit marrjes në Shqipëri është kthyer në një çështje edukate dhe njerëzit janë mësuar tashmë me këtë gjë.

“Është e përhapur në të gjitha nivelet dhe mendoj se shteti dhe shoqëria duhet të përballen me guxim”, tha mjeku shqiptar.

Ai tregoi një rast kur një i afërm i një pacienteje i dhuroi një orë të shtrenjtë pas një operacioni në Barcelonë kur punonte si specializant dhe bëri thirrje që të diferencohet dhurata dhe kërkesa për ryshfet.

Për projektin pilot në Spitalin e Fierit, që do të jetë në vetë administrim, z. Sallabada tha se kjo nuk do ta kufizojë fenomenin e mit marrjes.

Nga ana tjetër mjeku neurokirurg tha se as të ardhurat e pakta të mjekëve në Shqipëri nuk është një justifikim për korrupsion.

“Të ardhurat e mia janë 30% më pak se në Gjermani. Kjo nuk do të thotë që unë t’u kërkoj para pacientëve. Të ardhurat e mjekëve duhet të jenë në union me shoqërinë, me profesionet e tjera. Ka një fluks të mjekëve nga Spanja në Gjermani pasi të ardhurat janë më të mëdha në Gjermani por unë për faktin se marr 30-40% më pak se një neurokirurg gjerman apo 5-6 herë më pak se një neurokirurg amerikan, kjo nuk do të thotë që unë të bie..., le që nuk më lë shteti, më nxjerrin me shqelma përjashta”, deklaroi mjeku Sallabanda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat